Përzgjedhësi Luis de la Fuente ka thënë se mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, mund të përfshihet në ekip për Kupën e Botës.
Por, selektori i Spanjës ka theksuar se Carvajali duhet të jetë në gjendje të mirë fizike. Carvajal aktualisht ka lëndim muskulor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Carvajali është figurë e rëndësishme në dhomat e zhveshjes. Kam folur me të dhe e di si është situata. Ai nuk ka lëndim serioz, por i duhet kohë për t’u kthyer në nivelin e zakonshëm”, ka deklaruar De La Fuente.
Carvajali për Spanjën luajti vetëm një ndeshje në vitin 2025.
Spanja e nis Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër më 15 qershor, ndërsa në Grupin H luan edhe ndaj Arabisë Saudite dhe Uruguait.