Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, do të mungojë në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesit.
Reali dhe Alavesi do të përballen të martën nga ora 21:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në La Liga. Mungesën e Carvajalit e ka konfirmuar të hënën trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Carvajal nuk është rikuperuar ende, i duhen disa ditë, por ai do të jetë i gatshëm për të dielën”, ka thënë Ancelotti.
Carvajal ka pasur një shqetësim të vogël në ndeshjen e së shtunës ndaj Espanyolit. Spanjolli ishte shënuesi i një goli në fitoren 4:1 të Realit ndaj Espanyolit.