Talenti Francesco Camarda nënshkroi kontratën e parë profesionale me Milanin, ndërsa ka refuzuar Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të dielën.
Ai vendosi t’i qëndrojë besnik skuadrës së Milanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, klubi “kuqezi” konfirmoi se 16-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare.
Camarda vlerësohet si njëri prej futbollistëve më premtues në Evropë.
Në edicionin debutues me grupmoshën U19, ai shënoi 13 gola dhe dhuroi pesë asistime në 41 paraqitje.
Mediumi italian ka shtuar se Camarda do të përfitojë pagë prej 450 mijë eurove në edicion, plus bonuse.
Prej skuadrave të interesuara për të ishte edhe Dortmundi.