Futboll

Caktohet data se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

“Fadil Vokrri” në Prishtinë

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll është caktuar të zhvillohet më 21 maj nga ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në finale do të takohen Prishtina dhe Llapi. 

Prishtina në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Dritës ndërkohë Llapi e eliminoi Drenicën.

Fitues në fuqi i Kupës së Kosovës është Ballkani.