Arbitri rumun, Istvan Kovacs, është zgjedhur nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Interit. Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 31 maj në “Allianz Arena” në Munich.
Kovacs ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.
40-vjeçari Kovacs vitin e kaluar e ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës ndërmjet Atalantas dhe Bayer Leverkusenit. Ai e ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2022.
Ndërkohë Kovacs ka ndarë drejtësinë në shtatë ndeshje këtë edicion në “Champions”.