Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit te skuadra e Napolit, Alessandro Buongiorno, do të jetë jashtë fushave për një muaj.
Kështu kanë shkruar të martën mediumet italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se italiani Buongiorno u lëndua të hënën gjatë seancës stërvitore.
Klubi i Napolit shpreson që Buongiorno të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Atalantas dhe Juventusit.
Këto dy ndeshje luhen në muajin e ardhshëm.
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, duhet të vendosë mes Juan Jesusit dhe Rafa Marinit për ta zëvendësuar Buongiornon.
Buongiorno së bashku me kapitenin e Kosovës, Rrahmanin, janë shumë të rëndësishëm te Napoli në repartin defensiv.
25-vjeçari Buongiorno te Napoli u transferua në afatin kalimtar të verës nga Torino për 35 milionë euro.
Buongiorno ka qenë standard në 15 ndeshjet e edicionit aktual në Serie A.