Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi do ta vesh fanellën e klubit belg, Westerlo, përgjatë edicionit 2025/2026.
Bujupi është huazuar për një vit te klubi elitar i Belgjikës nga ekipi i dytë i Stuttgartit. Westerlo e ka edhe opsionin e blerjes të kartonit të Bujupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i akademisë së të rinjve te Stuttgarti, Stephan Hildebrandt, deklaroi se është shumë e rëndësishme për Bujupin që të stërvitet rregullisht në një nivel të lartë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Elioti të stërvitet rregullisht në një nivel të lartë tani. Huazimi në divizionin e parë belg jo vetëm që i jep atij këtë mundësi për të luajtur, por gjithashtu i paraqet një sfidë të re në një mjedis të panjohur. Prandaj, shpresojmë që Elioti do të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në zhvillimin e tij në Westerlo dhe do ta monitorojmë nga afër huazimin e tij në Belgjikë”, ka thënë Hildebrandt.
19-vjeçari Bujupi është zhvilluar si futbollist te Stuttgarti.
Me Përfaqësuesen e Kosovës ka një ndeshje të luajtur.