Bruno Fernandes e ka humbur penalltinë në minutën e 76-të për ta barazuar rezultatin 2:2 dhe kësisoj Manchester Unitedi i është “kthyer realitetit” pas fitores së javës së kaluar ndaj Chelseat, duke u mposhtur në udhëtim te Brentfordi 3:1.
Brentfordi e nisi më mirë ndeshjen, duke shënuar dy herë me Igor Thiagon (8’ 20’).
Por mysafirët u kundërpërgjigjen me Benjamin Sheshkon në minutën e 26-të, që shënoi golin e parë me fanellën e Djajve të Kuq.
Më pas, Unitedi arriti të fitonte penallti me Mbeumon. Por kapiteni Bruno Fernandes ishte i pasaktë, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Kelleher.
Në minutat e fundit, Mathias Jensen e vulosi fitoren e vendësve 3:1.
Brentfordi e Unitedi kanë nga shtatë pikë dhe renditen në pozitat 11 dhe 13, respektivisht.