Transferimi i Ardon Jasharit te Milani mbetet ende i komplikuar.
Gazetari Sacha Tavolieri të hënën ka shkruar se Club Brugge e ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Milanit për Jasharin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani ka dërguar ofertë të re në vlerë prej 33,5 milionë euro, plus 1,5 milionë në bonuse.
Këtë e konfirmoi të dielën drejtori sportiv i “kuqezinjve”, Igli Tare.
Por megjithatë as oferta e re nuk i ka bindur drejtuesit e Brugget. Klubi i madh belg po kërkon 40 milionë euro për ta liruar Reprezentuesin e Zvicrës.
Negociatat mes dy klubeve mund të dështojnë.
Jashari ka arritur marrëveshje personale me klubin që për trajner e ka Massimiliano Allegri.
Tare ka theksuar se Milani nuk do të bëjë ofertë tjetër.