Bregu i Fildishtë ka fituar ndaj Mozambikut në kuadër të Grupit F të Kupës së Afrikës.
Ndeshjen e parë të këtij grupi, Bregu i Fildishtë e fitoi 1:0 të mërkurën mbrëma.
Në ballafaqimin e zhvilluar në Marrakech të Marokut, golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Amad Diallo. Sulmuesi i Manchester Unitedit realizoi në minutën e 49-të.
Bregu i Fildishtë është fitues në fuqi i Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa ka tre tituj në total.
Rekordin e mban Egjipti me shtatë tituj.