Bournemouthi ka vendosur rekord të klubit në transferim, pasi ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, Evanilson, nga skuadra e Portos.
Për Evanilsonin do të shpenzohen plot 47 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo skuadër po synon edhe transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Eddie Nketiah.
Evanilson ishte pjesë e Brazilit në “Copa America” në këtë verë dhe ka zhvilluar dy paraqitje këtë vit.
Ai iu bashkua Portos në vitin 2020 dhe shënoi 17 gola në edicionin e kaluar, në elitën portugeze dhe në Ligën e Kampionëve.
Jefferson Lerma e mbante rekordin si transferimi më i shtrenjtë i Bournemouthit.
Ai ishte transferuar nga Levante në vitin 2018 për rreth 30 milionë euro.