Futboll

Bournemouthi fiton ndaj Liverpoolit me gol të minutës së 95-të

Bournemouth

Mesfushori Amine Adli ka shënuar gol në minutën e 95-të për t’ia siguruar fitoren Bournemouthit ndaj Liverpoolit. 

Liverpooli është befasuar të shtunën mbrëma duke u mposhtur nga Bournemouthi me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Premier Leagues.

Ishte ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit. 

Evanilson e kaloi në epërsi Bournemouthin në minutën e 26-të. Shtatë minuta më pas, Alejandro Jimenez, i dyfishoi shifrat. 

Liverpooli e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 45-të me golin që e shënoi mbrojtësi Virgil van Dijk. 

Dominik Szoboszlai e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 80-të. Por në sekondat e fundit ishte goli i Adlit që e vendosi takimin. 

Për Liverpoolin është disfata e shtatë këtë edicion, krahas dhjetë fitoreve dhe gjashtë barazimeve. Është lartë në tabelë me 36 pikë. Por ka mbetur shumë prapa në garën për titull kampioni. 

Bournemouthi është në mesin e tabelës me 30 pikë.