Bosnjë-Hercegovina e ka mposhtur Rumaninë në shtëpi me përmbysje të rezultatit, 3:1. Kjo ndeshje e cila u luajt të shtunën i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Daniel Birligea e kaloi në epërsi Rumaninë në minutën e 17-të.
Bosnjë-Hercegovina i barazoi shifrat në minutën e 49-të me golin që e shënoi Edin Xheko.
Golin e fitores 2:1 e realizoi Esmir Bajraktareviq në minutën e 80-të.
Haris Tabakoviq e realizoi golin e fundit në minutën e 94-t.
Bosnjë-Hercegovina ka 16 pikë dhe e zë vendin e dytë në Grupin H. Austria prin me 18 pikë. Rumania ka dhjetë pikë në vendin e tretë. Pasojnë Qipro me tetë pikë dhe San Marino pa pikë.
Bosnjë-Hercegovina të martën e luan ndeshjen vendimtare me Austrinë për të përcaktuar se cila kundërshtare kualifikohet direkt në Botëror nga vendi i parë.
Vendi i parë dërgon në Botëror, ndërsa i dyti në plejof.