Sepp Blatter e Michel Platini kanë fituar sërish në gjykatë të martën dhe tani kryesojnë 2:0 në gjykime, ndaj prokurorëve federalë zviceranë, shkruan AP.
Ish-presidenti i FIFA-s dhe ish-presidenti i UEFA-s u liruan për herë të dytë nga akuzat për mashtrim, falsifikim, keqmenaxhim dhe shpërdorim të më shumë se dy milionë dollarëve të FIFA-s në vitin 2011.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlatter, tani 89-vjeçar, reagoi pak kur dëgjoi vendimin e tre gjyqtarëve kantonalë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër kishte kundërshtuar lirimin e parë në korrik të vitit 2022 dhe kishte kërkuar dënim me kusht prej 20 muajsh.