Uran Bislimi është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren që e shënoi Lugano të shtunën.
Lugano fitoi 1:0 ndaj skuadrës Thun, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Zvicrës.
Mesfushori Bislimi u përjashtua nga loja direkt me të kuq në minutën e 74-t.
Pavarësisht pse ishte më një futbollist më pak në fushë, Lugano arriti që ta shënojë golin e fitores në minutën e 86-të me Claudio Cassanon.
Në portë te Lugano ishte Amir Shaipi që kishte paraqitje solide.
Te skuadra Thun, Kastriot Imeri u zëvendësua në minutën e 75-të me Valmir Matoshin.