Mediumi i madh gjerman “Bild” ka shkruar për talentin e Kosovës, Lirjon Abdullahu.
Abdullahu 16-vjeçar u ftua nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Islandës, që ishin të vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e siguroi avancimin një nivel më lartë, ndërsa Abdullahu nuk luajti.
Futbollisti i krahut të majtë në Gjermani vlerësohet me të ardhme të ndritur, ndërsa aktualisht luan te Stuttgarter Kickers U17.
“Duam që t’u japim të talentuarve platformë për zhvillim për periudhë sa më të gjatë që është e mundur. Kjo u jep siguri të dyja palëve”, ka deklaruar për “Bild” drejtori menaxhues i klubit gjerman, Matthias Becher.
Këtë edicion Abdullahu ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje për Stuttgarter Kickers në ligën U17. Ai ka shënuar katër gola në tri ndeshje për Kosovën U17.
Sipas mediumit gjerman, Abdullahu pritet shpejtë të luajë për ekipin e parë në kategorinë e katërt të futbollit të Gjermanisë.