Real Betisi është skuadra tjetër finaliste e Ligës së Konferencës.
Betisi spanjoll u kualifikua në finale pasi barazoi 2:2 me Fiorentinan në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, Fiorentina e fitoi ndeshjen 2:1 në kohën e rregullt. U deshën vazhdimet për t’u përcaktuar finalisti. Antony i Betisit shënoi nga gjuajtja e lirë për 1:0.
Robin Gosens i Fiorentinës më pas realizoi dy herë në pjesën e parë për 2:1.
Në vazhdime, përkatësisht në minutën e 97-të, për 2:2 shënoi Abde Ezzalzouli. Ai realizoi me asistim të Antonyt.
Betisi ndeshjen e parë në Spanjë e fitoi 2:1. Më i suksesshëm doli edhe në duelin kthyes.