Valon Berisha do të largohet nga skuadra austriake LASK në këtë afat kalimtar.
Dhe mesfushori i Kosovës mund të befasojë me klubin e ri.
Mediat boshnjake kanë shkruar të dielën se Berisha mund t’i bashkohet klubit të njohur nga Bosnjë-Hercegovina, Zhelezniçari.
Aktualisht në kampionatin boshnjak Zhelezniçari i ka 25 pikë dhe e zë vendin e pestë.
Ky klub është në negociata në avancuara për ta transferuar Berishën.
32-vjeçari Berisha me LASK-un ka kontratë deri në muajin qershor. Por tashmë është ndarë me austriakët.
Me LASK-un ka gjashtë gola dhe shtatë asistime në 59 paraqitje.
Berisha në të kaluarën ka luajtur edhe për Lazion, Salzburgun, Reimsin, Fortuna Dusseldorfin, Melbourne Cityn e Vikingun.
Me “Dardanët” ka 52 ndeshje të zhvilluara dhe katër gola të shënuar.