Futboll

Berisha pritet të largohet nga LASK-u

Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, pritet të largohet nga skuadra austriake, LASK. 

Mediumi austriak, “ON”, ka shkruar të hënën se koha e Berishës te LASK-u ka mbaruar. 

Skuadra e LASK-ut do të niset të martën për në kampin stërvitor pa Berishën. 
32-vjeçari Berisha është liruar që të gjej një klub të ri. 32-vjeçari me LASK-un ka kontratë deri në muajin qershor.  

Largimi i parakohshëm ka të ngjarë të jetë në interes edhe të Berishës, shkruan mediumi austriak. Ai mund të fitojë më shumë minuta te ndonjë klub i ri për të qenë sa më i gatshëm për ndeshjet e plejofit që i luan Kosova në muajin mars. 

Berisha më 8 janar të vitit të kaluar u transferua te LASK-u si lojtar i lirë. 

Ai me klubin nga Austria ka gjashtë gola dhe shtatë asistime në 59 ndeshje të zhvilluara. 
Te LASK-u luan edhe një tjetër futbollist kosovar, Art Smakaj. 

Berisha në të kaluarën ka luajtur për Reimsin, Melbourne Cityn, Lazion, Salzburgun, Vikingun dhe Fortuna Dusseldorfin.