Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha pritet të kthehet më 11 janar

Medon Berisha

Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, pritet të jetë i gatshëm për lojë më 11 janar. Kështu kanë raportuar mediume në Itali të hënën.

Berisha pësoi lëndim në ndeshjen që Lecce e luajti në fundjavë ndaj Pizas, në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A. Ai u largua nga fusha me barelë në minutën e 11-të, ndërsa mësohet se mund të jetë gati për ndeshjen kundër Parmës në shtëpi më 11 janar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para ndeshjes kundër Parmës, Lecce luan më 27 dhjetor ndaj Comos dhe më 3 janar ndaj Juventusit. Më 6 janar luhet ndeshja Lecce – Roma.

Berisha ka qenë prej lojtarëve më të rëndësishëm te Lecce këtë edicion. Mungesa e tij do të jetë mjaft e madhe për ekipin elitar të Italisë.