Bernard Berisha e ka komentuar largimin nga skuadra ruse, Akhmat Grozny.
Sulmuesi i krahut të majtë pjesë e klubit rus ishte për një kohë të gjatë. Tek Akhmati qëndroi për tetë vjet.
Berisha për Akhmatin luajti nga viti 2017. Zhvilloi 199 ndeshje zyrtare, duke shënuar 28 gola dhe duke bërë 23 asistime. Më 17 korrik Akhmat Grozny njoftoi për ndërprerjen e kontratës me Berishën me marrëveshje të dyanshme.
Vendimi që e mori presidenti i klubit e la të shokuar futbollistin kosovar. Por megjithatë Berisha e respekton vendimin e klubit.
“Presidenti i Akhmatit tha se klubi nuk ishte i interesuar të vazhdonte bashkëpunimin me mua. Unë nuk e dija, sepse kisha kaluar nëpër stërvitjet parasezonale me ekipin dhe kisha treguar një nivel të mirë. U shokova pak nga ky vendim i Akhmatit, por ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin. Nëse klubi nuk dëshiron të më shohë këtu – s’ka problem. E kuptova vendimin e klubit, megjithëse në fillim u shokova dhe thashë se gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Berisha të martën në një intervistë me gazetarin Vladimir Chetveryk.