Sulmuesi Mërgim Berisha mund t’i bashkohet kampionit në fuqi të Austrisë, Sturm Grazit.
Mediumet austriake kanë shkruar të martën se Sturm Graz është në negociata intensive me Berishën.
Sulmuesi i qendrës është pjesë e Hoffenheimit. Por nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion. Madje as nuk është grumbulluar.
Ai ka kohë që nuk bënë pjesë në planet e Hoffenheimit.
Berishës kontrata me Hoffenheimin i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e Berishës në tregun e transferimeve është 2.5 milionë euro.
27-vjeçari edhe më herët ka luajtur në futbollin austriak në skuadra si LASK, Salzburg, Altach e Liefering.
Për Berishën ka pasur interesim edhe nga disa skuadra të tjera. Ai karrierë ka bërë edhe te Fenerbahçe dhe Augsburgu.
Berisha ka dy paraqitje në miqësore për Përfaqësuesen e Gjermanisë.