Medon Berisha dhe Ylber Ramadani nuk pritet të largohen nga skuadra e Lecces, shkruan mediumi i afërt me klubin italian “Paineta Lecce” të hënën.
Trajner i Lecces, Eusebio Di Francesco, të dy mesfushorët e Kombëtares së Shqipërisë i ka në plan për edicionin e ardhshëm në Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Ramadanin në fund të muajit të kaluar u interesua Al Aini, skuadër nga Arabia Saudite. Por megjithatë ky interesim tashmë është zbehur. Edhe vetë Ramadani nuk po e mendon më largimin.
21-vjeçari Berisha me Leccen ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Ramadani 29-vjeçar deri në qershor të vitit të ardhshëm.