Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha debuton me humbje te Zurichu

Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka debutuar me humbje te skuadra e Zurichut. 

Zurichu të shtunën u mposht 4:1 në shtëpi nga Luzerni në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të elitës zvicerane. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha në lojë te Zurichu u inkuadrua në minutën e 60-të. 

33-vjeçari Berisha iu bashkua Zurichut të mërkurën me kontratë të vlefshme deri në fund të këtij edicioni, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ai së fundi luajti për klubin austriak, LASK. 

Golat për Luzernin i shënuan Matteo Di Giusto, Oscar Kabëit, Bung Freimann dhe Lucas Manuel Silva Ferreira. 

Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun e realizoi Umeh Emmanuel. 

Te Zurichu pos Berishës u paraqitën edhe Bledian Krasniqi i cili e kompletoi ndeshjen dhe Lindrit Kamberi që luajti deri në minutën e 60-të. 

Ndërkohë te Luzerni ndeshjen e kompletoi Adrian Bajrami, kurse Demir Xhemalija ishte në bankën e rezervistëve.