Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Benfica suspendon pesë tifozë për incidente raciste

Vinicius Jr

Benfica ka thënë se i ka suspenduar pesë tifozë për sjellje raciste gjatë ndeshjes së parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja e zhvilluar në Lisbonë këtë muaj u ndërpre për 10 minuta pasi Vinicius Junior i Real Madridit, i tha gjyqtarit e është fyer në baza racore nga argjentinasi Gianluca Prestianni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prestianni i ka mohuar këto akuza, por nuk luajti në ndeshjen kthyese.

Viniciusi e kishte shënuar golin e fitores dhe ishte gëzuar pranë tifozëve kundërshtarë. Disa tifozë që janë parë në pamje televizive, kanë bërë gjeste raciste në drejtim të tij.

Pas ndeshjes, trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka thënë se Vini nxiti tifozët për sjellje jo të mira.