Eliminimi i kampionit të Kosovës, Ballkanit, nga Santa Coloma e Andorrës ka bërë bujë edhe në mediat e rajonit.
“Vitin e kaluar mposhtën Dinamo Zagrebin, tani eliminohen nga amatorët e Andorrës”, ka shkruar mediumi kroat “24sata.hr”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Santa Coloma pas penalltive. 120 minutat e zhvilluara në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën përfunduan 2:1 në favor të andorrianëve. Me rezultat të njëjtë patën fituar suharekasit javën e kaluar në Andorrë.
Ishte fitorja e parë e Santa Colomas në garat evropiane, pas 17 humbjeve radhazi.
Vlerësohet dështim i madh për kampionin e Kosovës që nuk arriti të kalonte në rundin e dytë. Ballkani garat do t’i vazhdojë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës.
