Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, e ka kryer me sukses operimin në shpatull, ka njoftuar klubi mbretëror të mërkurën.
Bellinghami ka luajtur me këtë lëndim prej vitit 2023.
Por, ai vendosi që të luante në Kupën e Botës për Klube me madrilenët, para nisjes së sezonit të ri.
Real Madridi u eliminua në gjysmëfinale nga Paris Saint-Germaini, që fitoi thellë 4:0, por u mposht në finale 3:0 nga Chelsea në finale.
“Bellinghami do t’i nënshtrohet periudhës së rehabilitimit, ndërsa më pas nis me stërvitje”, ka njoftuar Real Madridi, pa dhënë datë të saktë për kthimin e tij të plotë.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se ai mund të mungojë tre muaj, dhe pritet të kthehet në muajin tetor.
Real Madridi e nis kampanjën në La Liga më 19 gusht me ndeshjen në shtëpi ndaj Osasunas.