Jude Bellingham kishte shumë kritika në fillim të këtij sezoni, por shkëlqimi i tij është kthyer sërish.
21-vjeçari në edicionin debutues me klubin spanjoll kishte 23 gola e 13 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBellingham nuk e nisi mirë sezonin e ri, ndërsa golit të parë iu gëzua në ndeshjen e 12-të, në fitoren 4:0 ndaj Osasunas, pas 179 ditëve.
Numri 5 i madrilenëve ka hyrë në ecuri të mirë për gola të shënuar.
Ai ka realizuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit rresht në ligë.
Një gjë të tillë si mesfushor, e kishte arritur vetëm Roque Olsen para 72 vjetësh.
Bellinghami gol ka shënuar edhe ndaj Atalantas në fitoren 3:2 në Ligën e Kampionëve.
Në total pas 20 ndeshjeve të zhvilluara të këtij sezoni, 21-vjeçari ka shtatë gola e gjashtë asistime.