Futbollisti Ezgjan Alioski ka realizuar gol për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të premten mbrëma.
Maqedonia e Veriut në shtëpi e ndali në barazim Belgjikën me rezultatin 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Maxim De Cuyper në minutën e 28-të.
Alioski i barazoi shifrat në minutën e 86-të për Maqedoninë e Veriut. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Ndeshjen te Maqedonia e Veriut e kompletuan edhe Enis Bardhi dhe Visar Musliu kurse Agon Elezi u inkuadrua në lojë me fillim e pjesës së dytë.
Maqedonia e Veriut është në Grupin J së bashku me Uellsin, Belgjikën, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.