Belgjika ka shënuar katër gola në udhëtim kundër Uellsit të hënën mbrëma. Belgjika mposhti Uellsin me rezultat 4:2, në ndeshjen që i takoi Grupit J kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Kevin De Bruyne shënoi dy herë nga penalltia, ndërsa nga një gol në fitoren e Belgjikës realizuan Thomas Meunier dhe Leandro Trossard.
Për Uellsin shënuan Joe Rodan dhe Nathan Broadhead.
Belgjika bëhet liderë me 14 pikë dhe një ndeshje më pak.