Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, është befasuar të dielën mbrëma pasi u mposht në udhëtim nga Bologna me rezultatin, 2:0.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të Serie A.
Napoli me këtë humbje ka rënë nga pozita e parë.
Bologna të dy golat i shënoi në pjesën e dytë.
Thijs Dallinga e realizoi golin e parë në minutën e 50-të. Në minutën e 66-të, Jhon Lucumi, shënoi për 2:0.
Te napolitanët ndeshjen e kompletoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Napoli ka 22 pikë dhe është lartë në tabelë. Bologna ka një pikë më pak dhe po ashtu është në pjesën e epërme të tabelës.