Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni shqetësohet për Kanen para ndeshjes me Realin

kane

Bayern Munichu ka shfaqur shqetësime për formën fizike të sulmuesit dhe kapitenit të Anglisë, Harry Kane. 

32-vjeçari Kane nuk luajti në humbjen 1:0 të Anglisë nga Japonia të martën mbrëma, për shkak të një lëndimi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Situata është alarmuese në kampin e bavarezëve, pasi pas gjashtë ditësh Bayerni luan në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit. 

“Është lëndim i lehtë që ka ardhur rastësisht. Ai u desh ta ndërpriste stërvitjen pas 15 minutash dje. Nuk do të luajë. Lëndimi është mjaftueshëm serioz që ai të mos mund të luajë. Duhet të presim të tjera kontrollime”, kishte thënë përzgjedhësi Thomas Tuchel të hënën para ndeshjes me Japoninë.