Bayern Muncheni e ka deklasuar Hamburgun të shtunën mbrëma duke e mposhtur shumë thellë 5:0.
Ndeshja u zhvillua në “Allianz Arena” dhe i takoi javës së tretë të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBavarezët katër gola i shënuan në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë.
Serge Gnabry e hapi serinë e golave në minutën e tretë.
Gjashtë minuta më pas, Aleksandar Pavloviq, i dyfishoi shifrat. Realizatori i golit të tretë ishte Harry Kane nga penalltia në minutën e 26-të.
Tre minuta më pas, për 4:0 shënoi Luis Diaz. Kane e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 62-të.
Te Hamburgu në bankën e rezervistëve ishte sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti.
Bayerni është lider me nëntë pikë. Hamburgu është në pozitën e parafundit me një pikë.