Futboll

Bayerni pret të kthehet te fitorja në Bundesligë

Bayern

Bayern Muncheni të shtunën e kaluar e pësoi disfatën e parë të edicionit në Bundesligën gjermane. U mposht në shtëpi nga Augsburgu me rezultatin 2:1.

Ishte humbja e parë pas 16 fitoreve dhe dy barazimeve.

Bavarezët kërkojnë të kthehen te fitorja në elitën gjermane. Bayerni të shtunën nga ora 18:30, në kuadër të javës së 20-të, do të përballet me Hamburgun në udhëtim.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 50 pikë.

Hamburgu ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e 14-të. Hamburgu është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ka tri barazime dhe dy humbje.

Bayerni të mërkurën mbrëma e mposhti PSV-në, 2:1, dhe e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Tjetër përballje interesante në fundjavë do të jetë ajo ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Bayer Leverkusenit. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:30.

Leverkuseni ka 32 pikë në pozitën e gjashtë. Frankfurti renditet dy pozita më poshtë me pesë pikë më pak. Nënkampioni gjerman, Leverkuseni, ka dy fitore radhazi.

Frankfurti nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Xhiroja e 20-të mbyllet të dielën me ndeshjen që fillon nga ora 17:30 dhe zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Heidenheimit.

Dortmundi ka 42 pikë në pozitën e dytë. Heidenheimi është në vendin e fundit me vetëm 13 pikë. Rrezikon seriozisht largimin nga elita.