Futboll

Bayerni pëson humbjen e parë në Bundesligë

Augsburg

Skuadra e Bayern Munchenit e ka pësuar disfatën e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Bayerni u mposht në shtëpi 2:1 nga Augsburgu, në kuadër të xhiros së 19-të. Tek Augsburgu aktivizohet mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.

Bayerni ishte në seri prej 16 fitoreve dhe dy barazimeve, por të shtunën u njoftua me humbjen e parë të sezonit.

Mbrojtësi i qendrës, Hiroki Ito, e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 23-të.

Augsburgu i barazoi shifrat në minutën e 75-të me golin që e shënoi braziliani Arthur Chaves.

Gjashtë minuta më pas, mesfushori francez, Han-Noah Massengo, e realizoi golin e fitores.

Rexhbeçaj u paraqit deri në minutën e 75-të te mysafirët.

Bayerni pavarësisht disfatës mbetet lider me 50 pikë. Augsburgu është në pjesën e poshtme të tabelës me 19 pikë.

Ishte fitore shumë e rëndësishme për Augsburgun që po lufton për mbetje në elitë.