Bayern Muncheni nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Bundesligës gjermane.
Bayerni të shtunën pasdite në udhëtim barazoi 1:1 me Union Berlinin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Leroy Sane në minutën e 75-të.
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi nëntë minuta më pas vendësit i barazuan shifrat.
Benedict Hollerbach realizoi për 1:1.
Bayerni pavarësisht barazimit mbetet lider me 62 pikë.
Bayer Leverkuseni është në vendin e dytë me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Union Berlini e zë vendin e 13-të me 27 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.