Bayern Munichu duhet t’i shënojë edhe dy gola në Bundesligë për ta thyer rekordin që ka qëndruar për 54 vjet.
Të shtunën nga ora 18:30, Bayerni luan në udhëtim te St. Pauli, në ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij dueli, bavarezët do të luajnë në mesjavën e ardhshme ndaj Real Madridit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Championsit. Duelin e parë në Madrid, Bayerni e fitoi 2:1.
Rekordi i 101 golave brenda një edicioni në Bundesligë qëndron prej edicionit 1971/72. Ishte koha e artë e Franz Beckenbauerit dhe Gerd Mullerit. Bayerni tani i ka 100 gola.
Por skuadra bavareze është ende larg rekordit të përgjithshëm, gjashtë ndeshje pa u mbyllur edicioni..
Skuadra e Manchester Cityt kishte shënuar 106 gola në Premier League në edicionin 2017/18, kurse Real Madridi në edicionin 2011/12 të La Ligas i pati shënuar 121 gola.
Arritja e Bayernit është megjithatë madhështore, pasi në Bundesligë luhen më pak ndeshje - 34.
Rekordin nga top pesë ligat evropiane të futbollit për gola të shënuar e mban Torino, që në edicionin 1947/48 kishte shënuar 125 gola. Në atë edicion në Serie A u luajtën 40 ndeshje.
Bayerni është i pari në tabelë me 73 pikë, ndërsa St. Pauli është në zonën e barazhit me 25 pikë.
Dortmundi, i dyti, i ka 64 pikë. Dortmundi të shtunën nga ora 15:30 luan në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit.