Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni ka arritur marrëveshje me Palhinhan

Joao Palhinha

Mesfushori defensiv Joao Palhinha ishte gati të transferohej te Bayern Muencheni verën e vitit të kaluar nga skuadra e Fulhamit. Por marrëveshja kishte dështuar dhe portugezi mbeti pjesë e klubit anglez.

Të dielën mediumi gjerman “90min.de”, ka raportuar se mesfushori Palhinha ka arritur marrëveshje personale me gjigandin gjerman Bayern. Mësohet se drejtuesit e Bayernit javën e ardhshme do të kenë takim me Fulhamin për ta finalizuar marrëveshjen me Palhinhan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fulhami po kërkon 45 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit. Ai është pjesë e Fulhamit nga viti 2022. Ishte transferuar nga Sportingu për 25 milionë euro.