Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ishte i lënduar për kohë të gjatë. Por ai është kthyer në fushë në fitoren 4:0 të Bayern Munichut në Kupën e Gjermanisë, në udhëtim te Mainzi.
Ibrahimoviqi nuk kishte luajtur për shkak të lëndimit muskulor prej 28 korrikut, por të mërkurën mbrëma u inkuadrua nga minuta e 77-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Frosinone dhe pati paraqitje të mira. Mesfushori 18-vjeçar aktivizohet te grupmoshat e Gjermanisë.
Jamal Musiala shënoi “hat-trick”, ndërsa një gol tjetër e realizoi Leroy Sane.
Të gjitha golat u realizuan në pjesën e parë dhe bavarezët avancuan në 1/8 e finales së garës.