Bayerni ka shënuar fitoren më të thellë të këtij edicioni në Bundesligë të Gjermanisë.
Kampioni në fuqi mposhti të dielën Wolfsbugun me rezultatin 8:1, në kuadër të javës së 16-të të elitës gjermane të futbollit.
Dy gola i realizoi Michael Olise, ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe Luis Diaz, Raphael Guerreiro, Harry Kane dhe Leon Goretzka. U shënuan edhe dy autogola.
Për Wolfsburgun golin e nderit e shënoi Xhenan Pejçinoviq.
Bayerni është forcuar në pozitën e parë me 44 pikë. Wolfsburgu është në vendin e 14-të me 15 pikë.