Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e fiton ndeshjen me shtatë gola

Bayern Munich

Pasi e siguroi titullin e kampionit në xhiron e kaluar dhe pasi arriti në finalen e parë të Kupës gjermane në gjashtë vjet, Bayern Munichu ka vazhduar me suksese edhe të shtunën. 

E fitoi në udhëtim 4:3 ndeshjen e xhiros së 31-të të Bundesligës ndaj Mainzit, me rikthim të rezultatit. Bayerni në superformë tani bëhet gati për gjysmëfinalen e parë ndaj PSG-së në Paris, të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dominik Kohr, Paul Nebel dhe Sheraldo Becker shënuan në pjesën e parë për Mainzin, kurse rikthimi i mysafirëve u bë në pjesën e dytë. Nicolas Jackson, Michael Olise, Jamal Musiala dhe Harry Kane, i shënuan golat e fitores me rikthim. Për Kanen ishte goli i 33-të në Bundesligë. 

Bayern Munichu i ka 82 pikë, ndërsa Mainzi mbetet me 34 pikë në mesin e tabelës.