Kampioni dhe fituesi i Kupës së Zvicrës, Baseli, të premten i nis përgatitjet për garat evropiane. Në fazën përgatitore do të jetë edhe futbollisti i talentuar, Agon Rexhaj.
Sulmuesi 18-vjeçar ka luajtur kryesisht për ekipin U21 të Baselit sezonin e kaluar dhe po ashtu ka luajtur edhe për ekipin U19. Rexhaj është paraqitur në krahun e djathtë të sulmit. Ai ka shënuar dhjetë gola në 31 ndeshje për të rinjtë e Baselit në të gjitha garat. Ka shënuar një gol në tri ndeshje për Zvicrën U18.
Te Baseli ylli i skuadrës është Xherdan Shaqiri. Pjesë e rëndësishme e Baselit është edhe Albian Ajeti.
Baseli ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë talente shqiptare.