Baseli ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës pas golave që i shënoi në fundin e ndeshjes.
Baseli e eliminoi ekipin e kategorisë së dytë të futbollit helvetik, Etoile Carougen, në ndeshjen që përfundoi 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXherdan Shaqiri e humbi penalltinë për mysafirët në minutën e 50-të, ndërsa vendësit realizuan me Oscar Correia Ferreira.
Gabriel Sigua në minutën e 84-t dhe Kevin me dy gola për dy minuta (85’, 87’), kthyen rezultatin në të mirë të tyre dhe ia siguruan avancimin tutje Baselit. Te goli për 3:1 asistues ishte Albian Ajeti, që në lojë hyri në minutën e 63-të. Shaqiri e kompletoi ndeshjen, bashkë me Leon Avdullahun në mesfushë.