Është pritur që të dielën mbrëma Baseli të festojë triumfin në Kupën e Zvicrës në futboll. Por nga klubi kanë njoftuar se nuk do të ketë festë me tifozët.
Festa është anuluar për shkak të lëndimit të një tifozi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndodhi një aksident personal në stacionin e trenit në Wankdorf dhe një tifoz i Baselit mbeti i lënduar seriozisht. Në momente si ky, shëndeti është më i rëndësishmi. Për këtë arsye klubi ka vendosur të anulojë festimet në ballkonin Barfi. Lufto fort i dashur tifoz”, ka shkruar Baseli.
Policia e Bernës ka konfirmuar incidentin në Wankdorf dhe se një operacion është duke u zhvilluar.