Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi transferohet te skuadra që po lufton për mbijetesë

Bardhi

Ekipi i Superligës së Turqisë që po lufton për mbijetesë në edicionin aktual, Bodrumspor, e ka transferuar mesfushorin me tipare sulmuese, Enis Bardhi. 

Zyrtarizimi i Bardhit është bërë në mënyrë të veçantë nga klubi turk në rrjetet sociale. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bardhi së fundmi ishte pjesë e Trabzonsporit. 

Te Trabzonspori, 29-vjeçari Bardhi ka luajtur prej vitit 2022. 

Bardhi te Bodrumspori do ta mbajë veshur fanellën me numrin 10-të. 

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime në 97 paraqitje me Trabzonsporin. 

Bardhi karrierë ka bërë edhe me Levanten e Ujpestin. 

Bodrumspori pas 19 ndeshjeve të luajtura në elitën turke ka 16 pikë në vendin e 16-të. 

16 pikë i ka edhe Kayserispori në vendin e 17-të, me një ndeshje më pak të luajtur. 

Këto janë vende që nuk sigurojnë mbetjen në elitë edhe për një edicion tjetër.