Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi shënon golin e fitores për Konyasporin

Enis Bardhi

Enis Bardhi ka qenë shënues i golit që ia ka siguruar pikët e plota Konyasporit në udhëtim te skuadra e Gençlerbirligit. 

Ndeshjen që i takoi javës së dhjetë të Superligës së Turqisë, Konyaspori e fitoi me përmbysje të rezultatit, 2:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, golin e fitores e realizoi në minutën e 49-të. 

Ai luajti deri në minutën e 80-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. 

Për 30-vjeçarin Bardhi ishte goli i tretë këtë edicion. 

Konyaspori ka 14 pikë në vendin e tetë. Gençlerbirligi është në pozitën e 15-të me tetë pikë.