Kapiteni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi, mund t’i bashkohet Dinamo Zagrebit gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet turke kanë raportuar se Bardhi është në proces të shkëputjes së kontratës me Trabzonsporin, ndërsa gjiganti kroat është prej klubeve të interesuara për mesfushorin shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtuesit e klubit turk i dhanë liri Bardhit të gjejë skuadër të re. Trabzonspori e përjashtoi nga skuadra më herët. “kuzeyekspress.com.tr” ka shkruar po ashtu se Bardhi kërkon nga Trabzoni t’ia paguaj të gjitha pagat para se të gjejë skuadër të re.
“Bardhit i skadon kontrata me Trabzonsporin në fund të edicionit aktual. Thuhet se Hatayspori, një nga skuadrat e Superligës, është kandidat serioz për transferimin e mesfushorit. Thuhet se klubi i ka bërë ofertë zyrtare lojtarit dhe negociatat po ecin pozitivisht”, shkruan mediumi turk.
Pjesë e Dinamo Zagrebit, që luan në Ligën e Kampionëve, janë edhe Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha.