Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bardhi asiston, por ndahet baras me Rashicën e Muçin

Enis Bardhi

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka kontribuar me asistim në barazimin e Trabzonsporit kundër Beshiktashit.

Ndeshja Trabzonspor-Beshiktash u zhvillua të dielën, ndërsa përfundoi baras, 1:1. Bardhi asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 17-të nga Okay Yokushlu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shifrat në 1:1 i barazoi Gedson Fernandes në minutën e 39-të, rezultat me të cilin përfundoi takimi i javës së pestë të Superligës turke. Bardhi u zëvendësua pas pjesës së parë, kurse Rashica në minutën e 67-të. Nga minuta e 67-të në fushë u paraqit për Beshiktashin, Ernest Muçi.

Por as inkuadrimi i Muçit nuk e ndihmoi Beshiktashin, skuadër që luajti nga minuta e 13-të me një lojtarë më shumë në fushë.

Beshiktashi zë vendi ne katërt me 10 pikë, derisa Trabzonspori në vendi ne 13-të me tri pikë.