Sulmuesi i krahut, Bradley Barcola, nuk pritet të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të kësaj vere. Pavarësisht interesimit nga disa skuadra si Chelsea, Arsenali dhe Bayern Muncheni, Barcola, ka vendosur të mbetet edhe më gjatë te parisienët.
“Getfootball”, ka raportuar të martën se Parisi është duke menduar t’ia zgjasë kontratën Barcolas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcola e filloi shumë mirë edicionin 2024/25. Por në fazat e fundit të kampionatit, ai hasi në konkurrencë shumë të fortë. Në afatin kalimtar të janarit te Parisi u transferua Khvicha Kvaratskhelia.
22-vjeçari Barcola edicionin e kaluar në 60 ndeshjet e zhvilluara realizoi 21 gola dhe bëri 20 asistime. Ai fitoi tripletën me Parisin.
Barcola pjesë e Parisit është nga vera e vitit 2023. U transferua nga Lyoni për 45 milionë euro. Kontrata me gjigantin francez i përfundon në vitin 2028.