Futboll

Barçës i kthehet në stërvitje sulmuesi kryesor

lewa

Në stërvitjen e së dielës që e mbajti Barcelona, i pranishëm ishte edhe Robert Lewandowski.

Polaku mungoi të shtunën në fitoren 3:0 të Barçës ndaj Mallorcas në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në La Liga.

Lewa pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Barçës në kampionatin spanjoll të shtunën e ardhshme ndaj Levantes.

Qendërsulmuesi me përvojë mungoi edhe në miqësoren që e zhvilloi gjiganti katalunas më 10 gusht ndaj Comos për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë.

36-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Barçën.

Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i gjigantit spanjoll në edicionin e kaluar.

Në 52 ndeshjet e zhvilluara, ai shënoi 42 gola dhe bëri tri asistime.